Çfarë lloji IBAN-i ofrohet për biznese?

OneFor Business ofron:

  • IBAN lokal, i dedikuar për transfere kombëtare dhe pagesa brenda Kosovës, përfshirë pagesa nga klientë furnitorë dhe institucione vendore

  • IBAN ndërkombëtar, i dedikuar për operacione ndërkombëtare, veçanërisht për transfere SEPA brenda Bashkimit Evropian

Këta IBAN-e janë të dizajnuar posaçërisht për përdorim biznesi dhe mund të përdoren për:

  • Pranimin e pagesave nga klientë lokal dhe ndërkombëtarë
  • Pagesa ndaj furnitorëve dhe partnerëve
  • Transfere bankare

IBAN-i i biznesit është plotësisht i ndarë nga çdo llogari personale, duke mundësuar menaxhim të qartë dhe profesional të financave të kompanisë.