A pajiset biznesi me IBAN?

Po. Çdo biznes që hap dhe verifikon me sukses llogarinë OneFor Business pajiset automatikisht me IBAN për llogarinë e biznesit.

Pas aktivizimit, biznesi merr dy lloje IBAN-esh:

  • IBAN lokal, për pagesa dhe transfere brenda Kosovës
  • IBAN ndërkombëtar, për pagesa dhe transfere jashtë Kosovës

Të dy IBAN-ët janë të lidhur me të njëjtën llogari biznesi dhe janë të gatshëm për përdorim menjëherë pas përfundimit të verifikimit, pa procedura shtesë apo prezencë fizike.