Çka është transferi SEPA?

Transferi SEPA (Single Euro Payments Area) është një standard evropian që mundëson dërgimin dhe pranimin e parave në EUR (Euro) mes bankave dhe institucioneve financiare brenda Bashkimit Evropian dhe zonës SEPA.

Me transfer SEPA:

  • paratë dërgohen nga një llogari bankare në tjetrën,
  • përdoret IBAN-i ndërkombëtar,
  • transferi bëhet sipas rregullave të njëjta në të gjitha vendet e zonës SEPA.

Në OneFor, transferet SEPA përdoren për:

  • dërgim parash drejt bankave në Evropë,
  • pranimin e pagave, remitancave apo pagesave nga jashtë Kosovës,
  • menaxhim financiar ndërkufitar në mënyrë të thjeshtë dhe transparente.