Ku mund ta përdor kartelën OneFor?
Kartela OneFor Mastercard mund të përdoret:
- Në të gjitha dyqanet fizike (POS) që pranojnë Mastercard
- Për pagesa online, në faqe dhe aplikacione që pranojnë Mastercard
- Për tërheqje parash në ATM, aty ku pranohet Mastercard
Në disa raste, pagesa mund të refuzohet nëse tregtari ka kufizime specifike (p.sh. nuk pranon kartela debit ose virtuale) ose nëse transaksioni bllokohet për arsye sigurie.