Cilat role mund t’u caktohen përdoruesve?

OneFor Business ofron role të strukturuara për nevoja të ndryshme operative:

  • Admin:: Ka akses të plotë në llogarinë e biznesit. Mund të menaxhojë përdoruesit, të ndryshojë role, të realizojë pagesa dhe transfere, si dhe të shikojë raporte dhe histori të detajuara transaksionesh.

  • View Only: Ka qasje vetëm për shikim. Mund të shohë bilancin, historikun e transaksioneve dhe raportet, por nuk mund të kryejë pagesa, transfere apo ndryshime në llogari. Ky rol është ideal për kontabilistë, auditorë ose menaxherë që kanë nevojë vetëm për informim.

  • Cashier: Ka qasje për pranimin e pagesave nga klientët dhe menaxhimin e transaksioneve ditore. Nuk ka akses në të dhëna sensitive, transfere bankare apo cilësime të llogarisë. Ky rol është i përshtatshëm për sportele, dyqane fizike ose pika shitjeje.