Pse dokumenti im nuk po pranohet?
Arsyet më të shpeshta janë:
- Foto e trubullt ose me reflektim drite
- Dokument i prerë (nuk shihet i tëri)
- Rezolucion i ulët
- Dokument i skaduar
- Fotografi e bërë me zoom që e humb qartësinë
Për ta rritur shansin e aprovimit: bëni foton në dritë natyrale, vendoseni dokumentin në sipërfaqe të sheshtë, mos përdorni “flash” nëse krijon reflektim dhe sigurohuni që duken të katër cepat.