Çka më duhet për ta hapur llogarinë OneFor?
Për të hapur llogarinë, ju nevojiten:
- Numër telefoni aktiv (për verfikim dhe komunikim sigurie)
- Email valid (për konfirmime dhe njoftime)
- Dokument identifikimi i vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë)
- Video-verifikim (për të konfirmuar që jeni personi i dokumentit)
- Dokument për konfirmimin e adresës (p.sh.faturë e shërbimeve komunale, ekstrakti i lindjes)
Këto kërkesa janë standarde në shërbimet financiare digjitale dhe shërbejnë për të mbrojtur si përdoruesin ashtu edhe sistemin nga mashtrimet. Është e rëndësishme që dokumentet të jenë të qarta, të lexueshme dhe të vlefshme (jo të skaduara).