A mund ta hap llogarinë OneFor nga jashtë Kosovës (diaspora)?

Po. OneFor operon edhe në Evropë, dhe përdoruesit nga diaspora në vendet evropiane ku OneFor është i disponueshëm mund të hapin llogari OneFor sipas rregulloreve lokale të atij shteti.

Përdoruesit nga diaspora në Evropë:

  • Mund të hapin llogari OneFor në shtetin ku jetojnë
  • Mund të dërgojnë dhe pranojnë para brenda Evropës
  • Mund të dërgojnë dhe pranojnë para edhe me Kosovën, përmes transferve të disponueshme në OneFor (p.sh. brenda aplikacionit me familjarët në Kosovë dhe/ose transfere ndërkufitare si SEPA kur janë të disponueshme).

Kriteret për hapjen e llogarisë (mosha, dokumentet dhe verifikimi) varen nga shteti i rezidencës dhe rregulloret në fuqi aty ku OneFor operon. Nëse jetoni jashtë Kosovës, zgjedhni shtetin e saktë gjatë regjistrimit dhe ndiqni udhëzimet për verifikim sipas vendit ku jetoni.