Sa zgjat procesi i hapjes së llogarisë?
Procesi i regjistrimit zakonisht zgjat rreth 5–10 minuta, nëse i keni dokumentet gati dhe internet të qëndrueshëm. Hapat kryesorë janë:
- Regjistimi me e-mail dhe numër telefoni
- Ngarkimi i dokumentit identifikues
- Video-verifikimi
- Ngarkimi i dokumentit për adresë
- Nënshkrimi i kontratës digjitale
Pasi t’i përfundoni hapat, llogaria kalon në verifikim nga ekipi përgjegjës dhe do të njoftoheni sapo të aktivizohet.