Çka është video-verifikimi dhe si funksionon?

Video-verifikimi është një kontroll sigurie që konfirmon se personi që po hap llogarinë është i njëjti person në dokumentin identifikues. Në aplikacion do të udhëzoheni hap pas hapi për të kryer disa veprime të thjeshta (p.sh. të shfaqni fytyrën qartë dhe të ndiqni udhëzimet në ekran).

Ky hap ndihmon që:

Të mos përdoret dokumenti juaj nga dikush tjetër Të ulet rreziku i vjedhjes së identitetit Të përfundojë verifikimi më shpejtë dhe më saktë