Çka është transferi SEPA?
Transferi SEPA (Single Euro Payments Area) është një standard evropian që mundëson dërgimin dhe pranimin e parave në EUR (Euro) mes bankave dhe institucioneve financiare brenda Bashkimit Evropian dhe zonës SEPA.
Me transfer SEPA:
- paratë dërgohen nga një llogari bankare në tjetrën,
- përdoret IBAN-i ndërkombëtar,
- transferi bëhet sipas rregullave të njëjta në të gjitha vendet e zonës SEPA.
Në OneFor, transferet SEPA përdoren për:
- dërgim parash drejt bankave në Evropë,
- pranimin e pagave, remitancave apo pagesave nga jashtë Kosovës,
- menaxhim financiar ndërkufitar në mënyrë të thjeshtë dhe transparente.