Çka janë transferet në OneFor?

Transferet në OneFor janë mënyra kryesore për të lëvizur para nga dhe drejt llogarisë tënde, direkt përmes aplikacionit.

Me OneFor mund të dërgosh dhe pranosh para:

  • Mes përdoruesve OneFor (brenda aplikacionit)
  • Drejt bankave brenda Kosovës
  • Drejt bankave në Bashkimin Evropian përmes transfereve SEPA

Të gjitha transferet realizohen në mënyrë digjitale, dhe mund të ndiqen në kohë reale përmes aplikacionit. Çdo transfer shfaqet menjëherë në historikun e transaksioneve, duke të dhënë kontroll të plotë dhe transparencë.