Si funksionon pagesa me QR Code?

Pagesa me QR Code është një mënyrë e thjeshtë dhe shumë e shpejtë për pranimin e pagesave, veçanërisht në lokacion fizik.

Biznesi gjeneron një QR Code për pagesë, ndërsa klienti:

  • E skanon QR Code-in me aplikacionin OneFor
  • Sheh detajet e pagesës
  • E konfirmon pagesën direkt nga telefoni

Pagesa përfundohet menjëherë, pa futur manualisht shumën, IBAN-in apo të dhëna të tjera. Kjo metodë redukton gabimet dhe përshpejton ndjeshëm procesin e arkëtimit.