Çka është OneFor Pay dhe si funksionon për biznese?

OneFor Pay është zgjidhje digjitale që u mundëson bizneseve të pranojnë pagesa online nga klientët në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa procese të komplikuara teknike.

Përmes OneFor Pay, pagesat realizohen direkt nga llogaria OneFor e klientit në llogarinë e biznesit, pa pasur nevojë për kartela bankare ose ndërmjetës të tjerë.

Biznesi mund t’i menaxhojë të gjitha pagesat:

  • Përmes aplikacionit mobil OneFor
  • Përmes web-it aplikacionit OneFor Business

Çdo pagesë shfaqet në kohë reale në historikun e transaksioneve dhe është menjëherë e disponueshme për përdorim.