Si funksionon pagesa me QR Code?
Pagesa me QR Code është një mënyrë e thjeshtë dhe shumë e shpejtë për pranimin e pagesave, veçanërisht në lokacion fizik.
Biznesi gjeneron një QR Code për pagesë, ndërsa klienti:
- E skanon QR Code-in me aplikacionin OneFor
- Sheh detajet e pagesës
- E konfirmon pagesën direkt nga telefoni
Pagesa përfundohet menjëherë, pa futur manualisht shumën, IBAN-in apo të dhëna të tjera. Kjo metodë redukton gabimet dhe përshpejton ndjeshëm procesin e arkëtimit.