Angazhimi ynë përqendrohet në tri fusha:
Lidership dhe përfaqësim
Kemi caktuar një përfaqësuese të OneFor për pjesëmarrje në koalicionin kombëtar të WE Finance Code. Gjithashtu, zotohemi të promovojmë mbështetjen për gratë ndërmarrëse në kanalet tona të komunikimit dhe të përfshijmë të dhëna për barazinë gjinore në raportimin e kompanisë.
Vendimmarrje e bazuar në të dhëna
Zotohemi të identifikojmë dhe të analizojmë veçmas bizneset në pronësi ose të udhëhequra nga gratë. Duke përdorur këto të dhëna dhe treguesit e WE Finance Code, synojmë të kuptojmë më mirë nevojat e tyre dhe të përshtatim shërbimet tona.
Shërbime të përshtatura dhe promovim i bizneseve
Zotohemi të zhvillojmë dhe të promovojmë paketa të llogarive digjitale të përshtatura për gratë ndërmarrëse. Përmes historive dhe përvojave të klienteve tona, do të promovojmë bizneset e tyre në webfaqen e OneFor dhe në rrjetet sociale.
Përmes këtyre angazhimeve, synojmë t’ua bëjmë më të thjeshtë grave ndërmarrëse menaxhimin e financave të biznesit dhe përdorimin e shërbimeve financiare digjitale.