Çka është “transaksion në pritje” (pending)?

“Pending” do të thotë që tregtari e ka rezervuar shumën (p.sh. hotel, rent-a-car, POS), por ende s’e ka finalizuar.

Në shumicën e rasteve:

  • Ose finalizohet brenda pak ditësh
  • Ose lirohet automatikisht nëse tregtari s'e përfundon

Nëse rri gjatë "pending", kontrollo me tregtarin dhe pastaj kontakto suportin me detajet.