Si ta bllokoj kartelën përkohësisht (Freeze)?
Nëse dëshiron ta ndalosh përkohësisht përdorimin e kartelës (p.sh. e ke humbur për pak kohë ose dyshon për keqpërdorim), mund ta bllokosh kartelën direkt nga aplikacioni OneFor.
Hapat:
- Hap aplikacionin OneFor
- Shko te Kuleta
- Zgjedh Kartelën (Debit ose Virtuale)
- Shko te Cilësimet/Preferencat
- Zgjedh Blloko Kartelën
Pas bllokimit:
- Kartela nuk mund të përdoret për pagesa apo tërheqje
- Asnjë transaksion i ri nuk do të lejohet
- Detajet e kartelës mbeten të njejta
Ky është një bllokim i përkohshëm dhe rekomandohet kur mendon se kartela mund të gjendet ose problemi është i përkohshëm.