Çka është llogaria OneFor?
Llogaria OneFor është një llogari digjitale financiare brenda aplikacionit OneFor, e krijuar për të menaxhuar paratë tuaja në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.
Me OneFor mund të pranoni dhe dërgoni transfere, të kryeni pagesa, si dhe të ndiqni aktivitetin tuaj financiar në kohë reale.
Krijimi i llogarisë është i lehtë dhe zgjat vetëm disa minuta. Menjëherë pasi ta hapni llogarinë, ju pajiseni me IBAN lokal, një eWallet (kuletë digjitale) dhe një Mastercard virtuale (kur është e disponueshme), që ju mundëson pagesa brenda dhe jashtë vendit.
Një përparësi e veçantë është shpejtësia e transfereve brenda aplikacionit OneFor, që realizohen në vetëm 0.2 sekonda.
Po ashtu, me hapjen e llogarisë krijohet edhe IBAN sipas standardit të Bashkësisë Evropiane, që lejon pranimin dhe dërgimin e transfereve SEPA nga çdo llogari tjetër IBAN në BE (kur shërbimi është i disponueshëm).
Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarisë janë pa tarifë, duke përfshirë edhe eWallet, kartelën virtuale dhe transferet kombëtare brenda aplikacionit.
Ndërkohë, tarifat për transferet ndërkombëtare janë fikse, pavarësisht vlerës së transaksionit.