A mund të përdor IBAN-in për pagesa ndërkombëtare?
Po. IBAN-i ndërkombëtar i OneFor Business mund të përdoret për pagesa dhe transfere ndërkombëtare SEPA në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Kjo i mundëson bizneseve të:
- Pranojnë pagesa nga klientë dhe partnerë ndërkombëtarë
- Dërgojnë pagesa te furnitorët jashtë Kosovës
- Kryejnë transfere të sigurta, të standardizuara dhe efikase sipas rregullave SEPA
- Tarifat e transfereve janë më të lirat në treg dhe janë tarifa fika pavarësisht shumës
Pagesat ndërkombëtare realizohen në përputhje me standardet bankare evropiane, duke siguruar transparencë, shpejtësi dhe siguri të lartë në çdo transaksion. Për detaje mbi tarifat dhe limitet, bizneset duhet t’i referohen çmimores zyrtare të OneFor Business.