Çka është OneFor Pay dhe si funksionon për biznese?
OneFor Pay është zgjidhje digjitale që u mundëson bizneseve të pranojnë pagesa online nga klientët në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa procese të komplikuara teknike.
Përmes OneFor Pay, pagesat realizohen direkt nga llogaria OneFor e klientit në llogarinë e biznesit, pa pasur nevojë për kartela bankare ose ndërmjetës të tjerë.
Biznesi mund t’i menaxhojë të gjitha pagesat:
- Përmes aplikacionit mobil OneFor
- Përmes web-it aplikacionit OneFor Business
Çdo pagesë shfaqet në kohë reale në historikun e transaksioneve dhe është menjëherë e disponueshme për përdorim.