Si ta bllokoj kartelën përkohësisht (Freeze)?

Nëse dëshiron ta ndalosh përkohësisht përdorimin e kartelës (p.sh. e ke humbur për pak kohë ose dyshon për keqpërdorim), mund ta bllokosh kartelën direkt nga aplikacioni OneFor.

Hapat:

  • Hap aplikacionin OneFor
  • Shko te Kuleta
  • Zgjedh Kartelën (Debit ose Virtuale)
  • Shko te Cilësimet/Preferencat
  • Zgjedh Blloko Kartelën

Pas bllokimit:

  • Kartela nuk mund të përdoret për pagesa apo tërheqje
  • Asnjë transaksion i ri nuk do të lejohet
  • Detajet e kartelës mbeten të njejta

Ky është një bllokim i përkohshëm dhe rekomandohet kur mendon se kartela mund të gjendet ose problemi është i përkohshëm.