Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për hapjen e llogarisë?
Për hapjen e llogarisë së biznesit kërkohet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Dokumenti i regjistrimit të biznesit nga ARBK (me faqet pasuese)
- Statuti i biznesit (nëse aplikohet)
- Dokument identifikues (letërnjoftim ose pasaportë) i aksionarëve/përfaqësuesit ligjor
- Faturë e rrymës ose ujit ku figuron adresa e biznesit
Dokumentet duhet të jenë të qarta, valide dhe të përditësuara.