A mund ta hap llogarinë OneFor nga jashtë Kosovës (diaspora)?
Po. OneFor operon edhe në Evropë, dhe përdoruesit nga diaspora në vendet evropiane ku OneFor është i disponueshëm mund të hapin llogari OneFor sipas rregulloreve lokale të atij shteti.
Përdoruesit nga diaspora në Evropë:
- Mund të hapin llogari OneFor në shtetin ku jetojnë
- Mund të dërgojnë dhe pranojnë para brenda Evropës
- Mund të dërgojnë dhe pranojnë para edhe me Kosovën, përmes transferve të disponueshme në OneFor (p.sh. brenda aplikacionit me familjarët në Kosovë dhe/ose transfere ndërkufitare si SEPA kur janë të disponueshme).
Kriteret për hapjen e llogarisë (mosha, dokumentet dhe verifikimi) varen nga shteti i rezidencës dhe rregulloret në fuqi aty ku OneFor operon. Nëse jetoni jashtë Kosovës, zgjedhni shtetin e saktë gjatë regjistrimit dhe ndiqni udhëzimet për verifikim sipas vendit ku jetoni.