Si të krijoj “Parkim i ri”?
Në këtë pjesë mund të krijosh një parkim të ri duke shtuar:
- Zonën e parkimit (p.sh. 1,2,3)
- Targat e veturës
- Emrin e veturës
- Kohëzgjatjen e parkimit
- Çmimin për periudhën e zgjedhur
Pasi i vendos të dhënat, mund t’i ruash (Save) për përdorim të ardhshëm, kështu herën tjetër e kryen pagesën edhe më shpejt.