Çka është kartela OneFor Mastercard (fizike dhe virtuale)?
Kartela OneFor Mastercard është mjeti yt i pagesës i lidhur drejtpërdrejt me llogarinë OneFor. Ajo vjen në dy forma:
- Kartelë virtuale: e gatshme menjëherë në aplikacion, ideale për pagesa online dhe siguri shtesë
- Kartelë fizike: që e pranon me postë dhe mund ta përdorësh për pagesa në dyqane (POS) dhe për tërheqje parash në ATM
Të dy kartelat janë të lidhura me të njëjtin bilanc dhe mund të menaxhohen plotësisht nga aplikacioni OneFor.